As kryetari i Zubin Potokut nuk po mendon për zgjedhje të reja

As kryetari i Zubin Potokut nuk po mendon për zgjedhje të reja

12:18, 03/06/2023

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, duket se është i vendosur për të mos dhënë dorëheqje nga pozita e tij për t`i hapur rrugë zgjedhjeve të reja në këtë komunë.

Ai edhe sot është shprehur kundër këtyre zgjedhje, të cilat janë paralajmëruar nga krerët shtetërorë.

Zeqiri, i cili vjen nga PDK, ka thënë për Klan Kosova se nuk është duke menduar për këtë proces.

Sipas tij, për të shkuar në zgjedhje të reja duhen arsyeje të forta.

“Edhe sot po vazhdojmë me disa takime për konsolidimin e kabinetit. Unë nuk dua të bie ndesh me ligjin, për t’u shpallur zgjedhjet e reja duhet të ketë njëfarë arsye, por për momentin s’jam duke menduar për këtë gjë”, ka thënë Zeqiri.

Të njëjtën gjë e ka thënë edhe kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, i cili po ashtu vjen nga PDK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco