Kurti: Detajet për zgjedhje në veri do t’i diskutoj me Lajçakun dhe Escobarin

Kurti: Detajet për zgjedhje në veri do t’i diskutoj me Lajçakun dhe Escobarin

07:56, 03/06/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se është i hapur ndaj mundësisë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës.

Kurti tha se detajet për organizim të zgjedhjeve do t’i diskutojë javën e ardhshme, me emisarin e posaçëm nga Bashkimi Evropian, Miroslav Lajçak, dhe ai i SHBA-ve, Gabriel Escobar, të cilët do të ‘zbarkojnë’ në Kosovë.

Këto deklarata, Kurti i bëri në një intervistë për NBC News.

“Javën e ardhshme, të dërguarit specialë nga BE-ja dhe SHBA-ja, Lajçak dhe Escobar do të vijnë në Kosovë dhe do të diskutojmë detajet. Unë besoj në zgjedhje të parakohshme, por për këtë na duhet sundimi i ligjit dhe fushata e lirë dhe e ndershme për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco