Kurti: Beogradi dëshiron që vetëm Lista Serbe të prezantojë komunitetin e serbëve

Kurti: Beogradi dëshiron që vetëm Lista Serbe të prezantojë komunitetin e serbëve

23:35, 02/06/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se mundësia e vetme për t’i bërë serbët të marrin pjesë në zgjedhje është që t’ia ndalojmë Beogradin që t’i bullizojë ata.

Kurti tha se ata duan të marrin pjesë dhe duan që të dëgjohen por që Beogradi dëshiron që komuniteti serb të prezantohet vetëm nga Lista Serbe.

“Ne duhet ta ndalojmë Beogradin që t’i bullizojë ata. Njerëzit duan të marrin pjesë, njerëzit duan të dëgjohen, por, Beogradi nuk dëshiron që të ketë më shumë se një parti për komunitetin serb. “, tha Kurti për NBC News.

“Në Kosovë 93% e popullsisë janë shqiptarë, ne kemi dhjetëra parti politike, ne kemi një parti serbe për 4% të popullsisë që janë serbë dhe ne kemi minoritetet e tjera, secila prej tyre ka disa parti politike, gjegjësisht, romët, ashkalinjtë, egjiptianët, goranët, turqit dhe boshnjakët, pra, Beogradi dëshiron që vetëm Lista Serbe të prezantojë komunitetin serb.”, tha ndër të tjera shefi i ekzekutivit.

Sipas tij, nuk ka demokraci pa pluralizëm të partive politike

“Nuk mund të ketë demokraci pa pluralizëm të partive politike”, shtoi Kurti.

“Prandaj ne po insistojmë në krijimin e parakushteve për një fushatë të hapur dhe unë besoj që komuniteti ndërkombëtar do të na ndihmojë shumë që të mundësojnë që serbët të shprehin lirshëm vullnetin e tyre për përfaqësuesit e tyre të zgjedhur.”, përfundoi Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco