Haziri fton Osmanin të ushtrojë detyrën kushtetuese për të ulur tensionet në veri

Haziri fton Osmanin të ushtrojë detyrën kushtetuese për të ulur tensionet në veri

20:56, 02/06/2023

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haizir, i ka bvërë thirrje presidentes Vjosa Osmani që të ushtrojë detyrën e saj për të ulur tensionet në veri të vendit.

Sipas Hazirit, presidentët e Kosovës kanë pasur gjithnjë role unifikuese, e që një gjë të tillë duhet ta bëjë edhe Osmani.

“Presidentja ta ushtrojë detyrën e saj kushtetuese për uljen e tensioneve në Veriun e Kosovës. Presidentët historikisht në Kosovë kanë pasur role unifikuese, duke dhënë kontributin e tyre në procese të ndryshme siç ishin protestat e dhunshme të vitit 2015, në dialogun e Vjenës e procese të tjera. Ata kanë luajtur rol kyç në raportet e shtetit tonë me shtetet e BE-së, e sidomos edhe me ShBA-të” tha Haziri në një reagim publik në Facebook.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco