Pas vandalizimit të veturës së SYRIT TV në veri, reagon AGK

Pas vandalizimit të veturës së SYRIT TV në veri, reagon AGK

16:40, 31/05/2023

Pas vandalizimit të veturës së TV SYRIT, ku i janë çarë gomat në pjesën veriore të vendit nga huliganët serbë ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, shkruan Syri.net Kosova. 

Ky është sulmi i katër me radhë që ka ndodhur sot gjatë ditës në veri ndaj ekipeve të mediave.

“AGK-ja shpreh shqetësim për kushtet e punës së gazetarëve të cilët po raportojnë nga ajo zonë. Njëherësh, u bën thirrje gazetarëve, kameramanëve, fotoreporterëve dhe shoferëve të ekipeve, të tregojnë kujdes të shtuar gjatë raportimit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco