Isufi: Dislokimi i 700 trupave të NATO-s ka qetësuar situatën! Persona të panjohur na fotografojnë

16:33, 31/05/2023

Në një lidhje me Skype nga Leposaviçi për SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, gazetari Venhar Isufi  ka raportuar mbi zhvillimet kryesore gjatë ditës së tretë të tensioneve në veri të Kosovës nga protestuesit serbë.  

Gazetari Isufi ka theksuar se situata gjatë ditës së sotme është më e qetë se ditët e tjera, por sërish ka persona të panjohur që vazhdojnë ti vëzhgojnë dhe ti fotografojnë.

Sipas Isufit, dislokimi i rreth 700 trupa të NATO-s prej ditës së djeshme ka sjellë një normalitet në punën e gazetarve që të bëjnë punën e tyre.

Gjithashtu gazetari kërkoi një përkrahje më të madhe nga Asosacioni i Gazetarëve pasi edhe kolegët nga Shqipëria janë duke u penguar, madje edhe duke i dëmtuar veturat.

Isufi: Nëse e bëjmë një krahasim situata është më e qetë se ditëtë e tjera. Nuk ka as lëvizje të qytetarëve dhe ka një numër të vogël të protestuesve që qëndrojnë para objektit të komunës. Të gjithë janë shpërndarë dhe situata vazhdon të mbetet e qetë që nga orët e para të mëngjesit. Dje ka qënë një ditë më e tensionuar pasi janë penguar edhe gazetarët të bëjnë detyrën e tyre.

Dhe ne vazhdojmë të kemi probleme të tilla pasi të njëjtit persona që janë duke na vëzhguar na fotografojnë. Ka pasur edhe sot pengim të gazetarëve edhe në Komunën e Zveçanit atje ku një koleg është sulmuar nga disa banorë.

Kemi një dislokim të rreth 700 trupa të NATO-s prej ditës së djeshme. Kanë marrë një vendim të tillë pas situatave të tensionuara në tre komunave veriore. Është kthyer në normalitet pengimi i gazetarëve që të bëjnë detyrën e tyre.

E kam parë se qysh nga fillimi i mandateve të kryetarëve të komunave veriore ka pasur lëvizje të njerëzve të cilët më herët nuk i kemi parë. Duhet të kemi dhe një përkrahje më shumë nga Asosacioni i gazetarëve sepse ne e dimë se edhe kolegët nga Shqipëria janë duke u penguar dhe duke i demoluar veturat e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco