1 muaj paraburgim për dy serbët e arrestuar për dhunën në veri

1 muaj paraburgim për dy serbët e arrestuar për dhunën në veri

16:22, 31/05/2023

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special u ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarve për dhunën e ushtruar gjatë protestës në Zveçan.

D.O. dhe R.P., u arrestuan nga Policia e Kosovës menjëherë pas protestës së dhunshme ku u lënduan rreth 30 pjesëtarë të KFOR-it. Po atë ditë u shkatërruan disa vetura të Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe mediave që mbulonin zhvillimet në Zveçan.

Sipas njoftimit të gjykatës, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve R.P dhe D.O për shkak të dyshimit të bazuar se kanë bashkëkryer disa vepra penale.

Sipas njoftimit, apo po dyshohen për veprat penale “Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”, “Sulmi ndaj personit zyrtar”, dhe veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve R.P dhe D.O dhe të njëjtëve ju ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin”, thuhet në njoftim.

Sipas gjykatës, ngase ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit R.P dhe D.O kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen dhe se janë plotësuar edhe kushtet e kërkuara me ligj për caktimin e paraburgimit.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco