Protestues të pakët, por sulmet ndaj gazetarëve nuk munguan, Policia e Kosovës po mbron institucionet

Protestues të pakët, por sulmet ndaj gazetarëve nuk munguan, Policia e Kosovës po mbron institucionet

15:15, 31/05/2023

Protestues në numër të pakët të tubuar në qendër të Komunës, që në vend të akteve vandale kanë zgjedhur të këndojnë këngë nacionaliste serbe me shpresën se do mbajnë lart moralin e protestës. 

Kjo ishte panorama ditën e sotme në komunën e Lepasoviçit, teksa gazetarët e Syri Tv, Albionë Zhitia dhe Çlirimtare Dukolli, kanë ndjekur zhvillimet e ditës së tretë të protestës së serbëve. 

Image

Ndërkohë, janë me dhjetëra ata qytetarë serbë që kanë vijuar rutinën e tyre, teksa atmosfera e protestës mbahet me vështirësi vetëm pranë godinës së komunës, ku serbët kërkojnë që kjo njësi vendore të mos drejtohet nga shqiptarë. Përballë protestuesve qëndron kordoni I KFOR dhe policisë së Kosovës

Pavarësisht klimës së qetë në dukje edhe në Lepasoviç ashtu si Zveçan nuk kanë munguar sulmet ndaj gazetarëve 

Protestuesit mesa duket janë në pritje të urdhrave nga Serbia për vijimin dhe skenarin e protestës, teksa përballë tyre qëndrojnë forcat e policisë së Kosovës në mbrojtje të institucioneve dhe kushtetutës./Syri.net Kosova

ImageImageImageImageImage

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco