Petritsch: Dialogu Kosovë-Serbi ka dështuar, BE të zhvillojë një strategji të re

Petritsch: Dialogu Kosovë-Serbi ka dështuar, BE të zhvillojë një strategji të re

14:43, 31/05/2023

Ish-i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën, Wolfgang Petritsch, beson se ngjarjet e fundit në veri të Kosovës tregojnë se dialogu ka dështuar dhe se nevojitet një strategji e re.

Ai ka thënë për se është shumë i shqetësuar për situatën aktuale në veri të Kosovës.

“Duhet të merret parasysh nëse kjo është dëshmi se dialogu ka dështuar dhe se Brukseli duhet të zhvillojë një strategji të re që do të përfshijë kushtëzime dhe afate të qarta,” shpjegoi ai.

Petritsch ka theksuar se nëse nuk fillon shpejt procesi i formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, mund të thuhet se dialogu ka dështuar dhe se strategjia do të duhet të ndryshohet.

“Në dialog, të dyja palët duhet të përmbushin detyrimet e tyre. Dhe dhjetë vjet dështim për të përmbushur detyrimin për formimin e Asociacionit është shumë gjatë”, nënvizoi austriaku për Kosovo Online.

Petritsch shtoi se ishte gabim që BE-ja priti shumë gjatë që Kosova ta përmbushte atë kërkesë.

“Dhjetë vjet më parë u llogarit në vullnetin e mirë të pjesëmarrësve në dialog. Tani BE-ja duhet të pranojë se priti shumë për të përmbushur detyrimet e saj,” është i bindur ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco