Borrell pas takimit me Kurtin: Situata aktuale është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme

Borrell pas takimit me Kurtin: Situata aktuale është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme

14:20, 31/05/2023

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell, ka folur për takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Forumin e Bratislavës për situatën në veri të vendit.

Borell ka thënë se situata aktuale në veri është e rrezkishme dhe e paqëndrueshme.

Më tej, Borell ka thënë se duhet të përshkallëzohet urgjentisht situata dhe palët t’i kthehen dialogut për zbatimin e marrëveshjes.

“Takova kryeministrin Albin Kurti në Bratislavë për të diskutuar tensionet në veri të #Kosovës. Situata aktuale është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme. Ne kemi nevojë për de-përshkallëzimin urgjent dhe një zgjidhje përmes Dialogut për t'iu rikthyer punës sonë për zbatimin e Marrëveshjes së arritur”, ka shkruar Borell në Tëitter.

Për këtë takim ka folur edhe kryeministri Kurti, i cili ka thënë se në këtë takim ka ritheksuar sulmet e “milicisë serbe” ndaj policisë, KFOR-it dhe gazetarëve si dhe zbatimin e plotë dhe të shpejtë të marrëveshjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco