Haradinaj kujton dëshmorin Xhemajl Fetahaj e masakrën në familjen Gërxhaliu

Haradinaj kujton dëshmorin Xhemajl Fetahaj e masakrën në familjen Gërxhaliu

12:55, 31/05/2023

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heronjtë Xhemajl Fetahaj dhe Milazim Shala në 24-vjetorin e rënies së tyre.

Haradinaj ka thënë se dy heronjtë ishin pjesë e një momenti vendimtar historik.

“Xhemajl Fetahaj dhe Milazim Shala, ishin pjesë e një momenti vendimtar historik. Thyerja e kufirit që ndau shqiptarët për një shekull, ishte ëndërr e shumë brezave. Sot i kujtojmë në 24-vjetorin e rënies, veprën e tyre heroike, që në momentet më vendimtare i dolën në mbrojtje nderit të Atdheut, duke e shkruar me gjakun e tyre historinë e tij”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka kujtuar edhe masakrën mbi familjen Gerxhaliu ku humbën jetën 13 anëtarë.

“Gjithashtu, sot shënojmë 24 vjetorin nga masakra mbi familjen Gërxhaliu, ku humbën jetën 13 anëtarë, një familje e tërë, fëmijë e të moshuar, të ekzekutuar pamëshirshëm, vetëm pse ishin shqiptarë, në tokën dhe në të drejtën e tyre. Selatini i zoti i shtëpisë, që ra atë ditë në përpjekje për të mbrojtur familjen, ishte luftëtar i dalluar i Brigadës 142 "Mehë Uka". Përulemi gjithmonë para veprës së të rënëve për liri!”, ka thënë Haradinaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco