Hamiti i LDK: Kështu e kemi punën me SHBA, kur e kemi në qeverisje regjimin e ri të Kurtit

Hamiti i LDK: Kështu e kemi punën me SHBA, kur e kemi në qeverisje regjimin e ri të Kurtit

10:38, 31/05/2023

Anëtari i kryesisë së LDK, Muhamet Hamiti, ka pritur me shqetësim vendosjen e sanksioneve të ShBA-së ndaj Kosovës.

Ai ka përmendur shkrimet e mediave të mëdha ndërkombëtare që po raportojnë për këtë çështje.

Sipas tij, kjo ndodh, sepse dihet botërisht mbështetja e madhe e SHBA për Kosovën.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se kështu e kemi punën me SHBA kur e kemi në qeverisje regjimin e ri të Albin Kurtit, përcjell Syri.net Kosova

“SHBA-të kanë përvijuar veprime ndëshkuese ndaj Kosovës, nis shkrimi i gazetës së njohur “The Financial Times”. (The US has outlined punitive actions against Kosovo…)
Përbën lajm ndërkombëtar sigurisht vendosja e sanksioneve të SHBA-ve ndaj Kosovës, mbasi dihet botërisht që SHBA-të janë historikisht mbështetësit kryesor të Kosovës.
Kështu e kemi punën me SHBA-të kur e kemi në qeverisje regjimin e ri të Albin Kurtit.
Kjo Qeveri e Kosovës po i rrezikon marrëdhëniet speciale që vendi ynë ka pasur me SHBA-të prej kohës së Presidentit historik Ibrahim Rugova.”,
ka shkruar Hamiti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco