Aprovohet padia në rastin e hidrocentraleve të Deçanit, anulohen vendimet e ministrisë dhe ZRRE

Aprovohet padia në rastin e hidrocentraleve të Deçanit, anulohen vendimet e ministrisë dhe ZRRE

10:30, 31/05/2023

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar si të bazuar në tërësi padinë në rastin e hidrocentraleve në Deçan, kundër Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), si dhe Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Kështu kanë bërë të ditur nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

“Me këtë Aktgjykim janë anuluar nëntë (9) vendimet e kundërshtuara përmes padisë të lëshuara nga dy të paditurat, MMPHI dhe ZRRE”, thuhet në njoftim, transmeton Syri.net Kosova.

Padia për konflikt administrativ ishte dorëzuar kundër vendimeve të Ministrisë se Ekonomisë dhe Ambientit dhe Zyrës së Rregullatorit për Energji, për lëshimin e lejeve mjedisore, ujore dhe licencave për Hidrocentralet në Grykën e Deçanit — HC Deçani dhe HC Belaja më 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco