Kryetari i Zubin Potokut as sot s’del në zyrën qendrore

Kryetari i Zubin Potokut as sot s’del në zyrën qendrore

10:07, 31/05/2023

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka bërë të ditur se as sot s’ka dalur në zyrën qendrore.

Ai për Klankosova.tv tha se detyrën po e kryen nga zyra komunale për komunitete.

“Në zyrën komunale për komunitete jemi. Jemi duke e përcjellur situatën, nëse krijohen kushtet mund të shkojmë edhe në zyrën qendrore”, tha Zeqiri, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se dje ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier tha se ndaj Kosova tashmë kanë nisur sanksionet e para, ku nuk do të ketë vizita bilaterale të niveleve të larta, s’do të ketë ndihmë për njohje të reja dhe se ushtrimi “Defender Europe 23” për Kosovën tashmë ka përfunduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco