Arrestohen dy shtetas të Serbisë në veri, u gjenden mjete që përdoren për veprime të dhunshme

Arrestohen dy shtetas të Serbisë në veri, u gjenden mjete që përdoren për veprime të dhunshme

09:53, 31/05/2023

Policia e Kosovës gjatë natës së fundit në veri të vendit ka arrestuar dy shtetas të Serbisë, të cilit kanë qenë duke qarkulkluar ka ndaluar një automjet me targa të Sllovenisë.

Atyre u janë gjetur pajisje të kundërligjshme, përfshirë maska kamuflazhi, emblema me simbole nacionaliste dhe dokumentacione, transmeton Syri.net Kosova.

Dëshmitë e konfiskuara në cilësi të provave materiale, të cilat dyshohet se mund të përdoren për veprime të dhunshme janë:

një (1) shufër metalike (policore),
një (1) maskë kamuflazhi,
disa thika,
disa emblema me simbole nacionaliste (4 S) dhe flamur serb (4 S),
disa lloje të dyshuara të substancave narkotike,
telefona celularë,
sprej të ndryshëm,
sfera metalike,
lidhëse plastike,
një (1) automjet,
një (1) kartelë e veteranëve të luftës së Serbisë, dhe
një (1) kartelë të akademisë për siguri e Serbisë.
një (1) çekan etj.

Pas intervistimit, ndaj dy personave të dyshuar, me vendim të prokurorit kompetent, është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco