Osmani në Moldavi, merr pjesë në Samitin e Komunitetin Politik Evropian

Osmani në Moldavi, merr pjesë në Samitin e Komunitetin Politik Evropian

09:52, 31/05/2023

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka udhëtuar për Moldavi ku do të marrë pjesë në samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian.

Osmani do të jetë krah 46 liderëve evropianë dhe krerëve të institucioneve të Bashkimit Evropian.

Ky samit mbahet me qëllim të nxitjes së dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë.

E para e shtetit përpos pjesëmarrjes do të zhvillojë edhe takime me liderë të tjerë evropianë.

Ajo do ta përçojë mesazhin e përkushtimit të palëkundur të popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për integrimin euroatlantik të Kosovës si garanci për paqe të qëndrueshme në rajon dhe më gjerë.

“Gjatë takimeve bilaterale, Presidentja Osmani do të diskutojë thellimin e bashkëpunimit për shtyrjen përpara të aplikimit të Kosovës për BE, çështje që lidhen me situatën e sigurisë në rajon, si dhe tejkalimin e sfidave të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e Zyres së Presidentes përcjell Klankosova.tv

Komuniteti Politik Evropian është platformë për koordinim politik e krijuar mbi bazën e propozimit të Presidentit francez, Emmanuel Macron, e cila synon nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit për çështje me interes të përbashkët, forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në kontinentin evropian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco