Mehaj: Partneriteti me SHBA është i përjetshëm, i tillë do të mbetet

Mehaj: Partneriteti me SHBA është i përjetshëm, i tillë do të mbetet

07:13, 31/05/2023
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, deklaroi se partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i përjetshëm, i tillë ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë.
 
Ai, në një postim në Facebook, tha se Ushtria e Kosovës është ngritur para së gjithash duke pasë mbështetje të fuqishme nga ShBA.
 
“Ushtria jonë është ngritur para se gjithash duke pasë mbështetje të fuqishme nga ShBA-të, jam i bindur që zhvillimi i mëtutjeshëm i yni do të vazhdojë edhe më tutje. Ne ndajmë vlera dhe parime të njëjta, paqe dhe siguri për të gjithë pa dallim. Anëtarësimi ynë në NATO mbetet prioritet për ne sepse vetëm kur të arrihet kjo mund të kemi paqe të qëndrueshme”, ka shkruar Mehaj

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco