Surroi për sanksionet e SHBA-së ndaj Kosovës: Të trajtohet si një vërejtje e një miku

Surroi për sanksionet e SHBA-së ndaj Kosovës: Të trajtohet si një vërejtje e një miku

23:17, 30/05/2023

Publicisti, Veton Surroi vlerëson se ndëshkimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës duhet të trajtohet si një vërejtje e një miku.

Surroi, ka thënë se SHBA-ja është duke i mbrojtur interesat e veta dhe sipas tij, interesi i saj është në çështjet e sigurisë, meqë është investitori më i madh.

“Kemi të bëjmë me një shtet që jemi aq ngushtë të lidhur, nuk duhet të kemi interpretimi të tilla, ekziston një fazë sinqeriteti, ekziston një hapësirë sinqeriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës me të cilat, edhe ky ndëshkim duhet të trajtohet si një tërheqje e vërejtes e një miku e jo një armiku”, u shpreh Surroi.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës fillimisht janë duke i mbrojtur interesat e veta dhe interesi i vet është që në çështjet e sigurisë, kur edhe është investitori më i madh këtu dhe në Evropë duhet të ketë një koordinim, dhe nuk ekziston kurrfarë dyshim se ky është interes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është poashtu interes legjitim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që investimi i vet në siguri të shpërblehet me siguri në Kosovë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco