Kusari-Lila: Ne duam te dëgjojmë çfarë thotë Bashkësia Ndërkombëtare

Kusari-Lila: Ne duam te dëgjojmë çfarë thotë Bashkësia Ndërkombëtare

23:17, 30/05/2023

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se “ne duam të dëgjojmë çfarë thotë Bashkësia Ndërkombëtare.”

E pyetur nëse do të ketë kthim prapa, kusari Lila tha se “kthimi prapa do të thotë revokimi i vendimeve ligjore natyrisht edhe zbatimi i kushtetutshmërisë.

Kusari-Lila tha se po dëgjojnë një situatë në të cilën mund të krijohet një rrethanë e largimit të trupave policore si dhe kryetarëve nga kuvendi komunal.

“Ne duam të dëgjojmë çfarë thotë Bashkësia ndërkombëtare, po dëgjojmë, një situatë në të cilën mundet të krijohen një rrethanë, largim të trupave policore prej ndërtesave të kuvendit komunal apo largimi i kryetarëve të zgjedhur nga ndërtesat e kuvendit komunal, ofron mundësinë e gjithë atyre personave që ishin jashtë dhe që zhvilluan gjithë atë betejë e cila në fakt dukej tepër vrazhdë dhe e cila shkaktoi të lënduar nga radhët e pjestarëve të KFOR-it, por, të njëjtit po e them prapë, emrat dhe fytyrat e të cilëve dihen edhe më parë, janë të njëjtit që shkaktuan trazira në vazhdimësi në veri të vendit.”, tha Kusari-Lila në RTV21.

Tutje ajo tha se pas gjitha zhvillimeve në veri nuk kanë parë një deklaratë nga presidenti serb, Vuqiq për mbajtjen e paqes dhe dialogut.

“Ne ne duhen proceset demokratike dhe jo procese në të cilat bëhet ballafaqimi i forcës dhe dorëzimi para atyre të cilët e dëshirojnë dhunën dhe jostabilitetin, gjithashtu përderisa ne i pamë të gjitha ngjarjet që ndodhën dje, nuk pamë një dënim që erdhi nga ana vetë presidentit Vuçiq apo edhe zyrtarëve të tjerë në kuptimin e mbajtjes së paqes dhe dialogut.”, tha ajo.

“Çdo gjë mund të ketë diskutim por duhet me proces demokratik dhe jo të kemi ballafaqim të asaj se kush ka kapacitet dhe potencial më shumë për të shkaktuar dhunë”, tha ndër të tjera Kusari-Lila.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco