Shpërthim në orët e vona drejt trupave të KFOR-it në Zveçan

Shpërthim në orët e vona drejt trupave të KFOR-it në Zveçan

21:56, 30/05/2023

Një shpërthim është dëgjuar në orët e vona në qytetin e Zveçanit, në veri të Kosovës.

Gazetarja e RTK-së në lidhje direkte nga Zveçani, raportoi se në orët e mbrëmjes ka pasur një shpërthim.

Ajo tha se nuk dihet ky shpërthim ishte shkaktuar nga ndonjë shok bombë apo koktej molotovi.

Sidoqoftë, gazetarja konfirmoi se janë trupat e KFOR-it, drejt të cilave është hedhur ky mjet shpërthyes.

Ajo deklaron se një grup serbësh, janë duke provokuar vazhdimisht trupat e NATO-s edhe në orët e mbrëmjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco