Gjoshi i PDK-së: Kurti po e realizon skenarin e përbashkët me Vuçiqin, qëllim ka vendosjen e autonomisë

Gjoshi i PDK-së: Kurti po e realizon skenarin e përbashkët me Vuçiqin, qëllim ka vendosjen e autonomisë

20:26, 26/05/2023

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se veprimet e sotme në veri të Kosovës ishin pjesë e skenarit të kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq.

Sipas tij, ky skenar u arrit në Ohër më 18 mars, dhe qëllim ka vendosjen e autonomisë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Skenarët janë të qartë: Vendosja në terren e Zajednicës së rrezikshme sipas Statutit të shkruar nga Ekipi Menaxhues dhe Nenit 7 të marrëveshjes për Vetëmenaxhimin e serbëve (Autonominë)”, tha Gjoshi në reagim në Facebook.

Ai shtoi se, në sytë e mediave ndërkombëtare, Kurti sot po shihet si një “gangster”, dhe se kjo po e favorizon Vuçiqin.

“Ka disa ditë që nëpër Serbi protestohet kundër presidentit, Aleksandër Vuçiq. Por, sot, Albin Kurti ia ka dhënë një fuqi të madhe qëndrimi në pushtet, Vuçiqit, që në mediet më prestigjioze ndërkombëtare, Neë York Times (gazetë amerikane), ai është një Gangster”.

“Politika konfliktuale, përfshirë dhe me miqtë amerikanë, është e dëmshme për sovranitetin e Republikës së Kosovës”, përfundoi zyrtari i PDK-së.

Postimi i plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco