Deputetja e PDK: Albin, veç dorëheqja mundet me të nda nga Asociacioni

Deputetja e PDK: Albin, veç dorëheqja mundet me të nda nga Asociacioni

13:37, 17/05/2023

Deputetja e PDK, Ariana Musliu-Shoshi, ka komentuar zhvillimet e fundit në dialog rreth Asociacionit, përcjell Syri.net Kosova

Sipas saj, vetëm dorëheqja mund ta shpëtojë Kurtin nga Asociacioni.

Postimi i plotë:

Albin, veç dorëheqja mundet me të nda nga asociacioni!

Marrë parasyshë faktin që nuk ke shpëtim nga kauza që e abuzove ndër vite e që të solli në pushtet, dërgo propozim me parimet. Të gjithë po të mbështesim. Pra, asociacion PA kompetenca ekzekutive, PA u shndërruar në pushtet të tretë, PA cënuar karakterin unitar të Republikës, e gjithmonë duke mbrojtë kushtetutshmërinë e Republikës së Kosovës 🇽🇰.

Të paktën një herë tregohu i përgjegjshëm para të ardhmes së fëmijëve tanë e funksionimit të shtetit tonë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco