Blerim Latifi tregon se për çka shqiptarët shquheshin si kryesorët në Perandorinë Osmane

Blerim Latifi tregon se për çka shqiptarët shquheshin si kryesorët në Perandorinë Osmane

08:36, 17/05/2023

Profesori dhe analisti, Blerim Latifi, ka komentuar për ndryshimet në hapsirën të “Kafet e Rakisë” nga Komuna e Prishtinës.

Me anë të një postimi në Facebook, Latifi tha se heqja e asfalltit të shëmtuar ia ka shtuar vlerat asaj pjese të qytetit.

Sipas tij, kalldrëmi të jep shijen e një qyteti të vjetër.

“Më pëlqeu rregullimi që Komuna e Prishtinës i kishte bërë hapësirës te "Kafet e Rakisë". Ky vend është ikonik për qytetin e Prishtinës. Heqja e asfaltit të shëmtuar që ishte aty dhe shtrimi me kalldrëm ia ka shtuar edhe më shumë vlerat. Si gjithmonë kalldrëmi të jep shijen e qyteteve të vjetra”, ka shkruar Latifi.

Tutje, ai ka thënë se ndërtuesit kryesorë të kalldrëmeve në Perandorinë Osmane ishin mjeshtërit shqiptarë.

“Kjo fjalë ka origjinë greke, nga kalos që dmth e bukur, dhe dromos qe dmth rrugë. Pra rrugë e bukur. Kjo domethënie reflekton faktin se në kohët paramoderne kalldrëmet ishin rrugët më të mira. Pastaj erdhi asfalti dhe e errësoi lavdinë e tyre. Në Perandorinë Osmane ndërtuesit kryesorë të kalldrëmeve ishin mjeshtërit shqiptarë, prandaj edhe quhej "kalldrëmi i shqiptarëve"( Arnavut kaldırımı)”, ka shkruar ai./Syri.net Kosova

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco