Beqa: Kurti ka ambicie të bëhet si Kim Jong-un

Beqa: Kurti ka ambicie të bëhet si Kim Jong-un

08:27, 17/05/2023

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka krahasuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, me Kryetarin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ambicie të bëhet si Kim Jong-un.

‘’Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka ambicie të jetë si Kim Jong-un. Por, ndoshta është i vonuar për një shekull, sepse jam shumë optimist që ka ambicie duke parë sjelljet e Kurtit. Prandaj, është i vonuar sepse koha e komunizimit, koha e regjimeve ka kaluar, ne po jetojmë në demokraci. Qytetarët janë rregullatori më i mirë. Megjithëse, qytetarët tanimë e kanë kuptuar nga zgjedhjet lokale që Kurti nuk ka diçka më shumë se teori, sepse nuk ka ndryshuar asgjë gjendjen në Kosovë”, deklaroi Beqa në Tëvë1.

Kosova duhet të lobojë, ta forcojë diplomacinë, ta rrisë kontrollin e shtetit, e në të njëjtën kohë ta sfidojë inflacionin, ka shtuar më tutje deputeti i PDK-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco