Serbisë nuk i ndahet gazepi, kërcënime me bomba në disa shkolla të vendit

Serbisë nuk i ndahet gazepi, kërcënime me bomba në disa shkolla të vendit

08:24, 17/05/2023

Disa shkolla në Beograd kanë marrë kërcënime për bomba mëngjesin e sotëm.

Siç raporton N1, alarme për bomba ka në tri shkolla në zonën e Beogradit të ri.

Prindërit e fëmijëve që ndjekin mësimin mëngjesin e sotëm morën një mesazhe kërcënuese që të mos i sillnin fëmijët e tyre në klasë sepse ekziston një kërcënim me bombë.

Ekipet e Policisë janë dërguar në terren.

Serbia u trondit ditë më parë kur një 13 vjeçar vrau rojën e shkollës dhe 9 nxënës në një shkollë fillore në Beograd.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco