LIVE/ 'Manipulimi i votave' - Silvi Bardhi, zëdhënësja e fushatës së Belind Këlliçit në 'Kafe Shqeto'

LIVE/ 'Manipulimi i votave' - Silvi Bardhi, zëdhënësja e fushatës së Belind Këlliçit në 'Kafe Shqeto'

08:01, 17/05/2023

Znj.Silvi Bardhi, zëdhënësja e fushatës së Belind Këlliçit, sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV. Bashkë me të janë të ftuar në diskutim edhe znj. Alba Kepi, gazetare dhe  z.  Andi Mustafaj, drejtuesi i departamentit 'Brain Gain' në Partinë Demokratike.

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, denoncoi dje praktikat e përdorur nga kundërshtari i tij si dhe qeveria socialiste, të cilët sollën tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve në garën e 14 majit. 

Nga selia blu, Këlliçi u shpreh se do të ketë  një analizë të këtij rezultati si dhe do të përgatitet një dosje me të gjitha shkeljet e qeverisë.

Për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, Këlliçi deklaroi se nuk pasqyron vullnetin e qytetarëve.

Pjesëmarrja e ulët ditën e diel, sipas Belind Këlliçit duhet t’i bëjë të gjithë që të reflektojnë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco