Kujtim Shala: Projektligjet s’po kalojnë, disa deputetë të pushtetit kanë qëndrim tjetër nga partia

Kujtim Shala: Projektligjet s’po kalojnë, disa deputetë të pushtetit kanë qëndrim tjetër nga partia

08:06, 17/05/2023

Deputeti i LDK-së, njëherit nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Shala, ka thënë për Front Online se projektligjet nuk po kalojnë për shkak që mazhoranca s’po i bind as deputetët e vet për të votuar.

“Mendoj që shumica nuk po arrin t’i bind deputetët e saj që të votojnë ligjet për të cilat po pyesni ju”, ka thënë Shala.

Sipas tij, duket që disa deputetë kanë qëndrim ndryshe nga partia, për disa projektligje.

“Duket që një pjesë e deputetëve të shumicës ka qëndrim tjetër lidhur me një numër ligjesh”, ka shtuar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco