Policia flet për arrestimin e serbit për kontrabandimin me migrantë në Vërmicë

Policia flet për arrestimin e serbit për kontrabandimin me migrantë në Vërmicë

23:39, 16/05/2023

Në pikën kufitare të Vërmicës sot është ndaluar një shtetas serb pasi kishte hyrë me një kamionë në Kosovë, ku brenda kishte katër migrantë.

Në Edicionin Special të Klan Kosovës, komandanti i Policisë së Kosovës, Shpend Qevani, ka thënë se migrantët dyshohet të jenë shtetas të Marokut dhe janë dërguar në qendrën për azilantë.

Teksa, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe dyshohet për veprën penale ‘kontrabandim me emigrantë’.

Qevani ka thënë se ky është rasti i parë i këtij lloji që ndodh në pikën kufitare në Vërmicë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco