Ngjarje si në filma në Malishevë: Tre hajna kryejnë vjedhje të rëndë dhe gjuhen me armë me Policinë

Ngjarje si në filma në Malishevë: Tre hajna kryejnë vjedhje të rëndë dhe gjuhen me armë me Policinë

08:42, 03/05/2023

Në fshatin Mirushë të Malishevës, tre persona të dyshuar për vjedhje të rëndë kanë shtënë në drejtim të Policisë, ku më pas edhe zyrtarët policorë janë kundër përgjigjur duke shtënë në drejtim të tyre, shkruan Gazeta Metro.

Dje rreth orës 21:00, në fshatin Mirushë të Malishevës, njësitë policore janë përgjigjur thirrjes për një rast vjedhje e rëndë.

Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kërkimit të personave të dyshuar kanë takuar tre persona ku pasi u është dhënë urdhri për ndalim njëri nga të dyshuarit në afërsi prej rreth 15 metra ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë, po ashtu edhe zyrtarët policorë i janë kundër përgjigjur duke shtënë në drejtim të tyre.

Të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco