Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Doganave ofron mbështetje për Kosovën

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Doganave ofron mbështetje për Kosovën

15:50, 02/05/2023

Sot në Bruksel, në selinë e Organizatës Botërore të Doganave (OBD), zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u mirëprit në takim nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj organizate, Kunio Mikuriya.

Në njoftimin e bërë për media, thuhet se, sekretari i Përgjithshëm Mikuriya, e njoftoi zëvendëskryeministrin Bislimi për vizitën e zhvilluar në Kosovë gjatë javës së kaluar duke potencuar se ka pasur një qëndrim të frytshëm në vend. Tutje ai vlerësoi lartësisht të gjitha takimet e zhvilluara dhe shtoi se është impresionuar me zhvillimet në Kosovë dhe vullnetin e institucioneve qeveritare të Kosovës për reforma të rëndësishme duke përfshirë ato doganore.

“Gjithashtu u vlerësuan pozitivisht të arriturat në Kosovë duke shtuar se OBD-ja do të ofrojë mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve mbështetëse në kuadër të burimeve njerëzore sipas programeve të OBD-së. Tutje, ai ndau qëllimin e përbashkët për avancimin e bashkëpunimit mes OBD-së dhe Kosovës në lehtësimin e tregtisë dhe qarkullimit të mallrave dhe pasagjerëve, rritjen e bashkëpunimit me të gjithë sektorët relevant dhe njëkohësisht të përkushtuar në parandalimin e tregtisë së paligjshme”, theksohet në komunikatë.

Zëvendëskryeministri Bislimi, e falënderoi për kohën e ndarë e vizitën e bërë së fundmi në Kosovë duke e vlerësuar atë si të rëndësishme dhe me peshë të veçantë. Ai poashtu e falënderoi për vlerësimin e lartë ndaj të arriturave të Kosovës dhe për mbështetjen e ofruar me qëllim të rritjes së kapaciteteve si dhe forcimit të bashkëpunimit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është dhe do të vijojë të jetë e përkushtuar në qëllimin e saj në zbatimin e reformave sipas standardeve ndërkombëtare. U theksua rëndësia dhe roli kyç që ka Dogana e Kosovës për shtetin dhe se mirëpriten vlerësimet e OBD-së për të arriturat e saj që shërbejnë edhe si model për administratat tjera doganore”, bëhet e ditur në njoftimin e bërë për media nga Zyra e Kryeministrit.

Tutje, në njoftim thuhet se palët u pajtuan se bashkëpunimi mes OBD-së dhe Kosovës do të vijojë të thellohet dhe format e bashkëpunimit do të zgjerohen më tutje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco