Osmani pret që Kurti ta ketë gati draftin për Asociacionin, ka edhe një kërkesë për Serbinë

Osmani pret që Kurti ta ketë gati draftin për Asociacionin, ka edhe një kërkesë për Serbinë

14:12, 02/05/2023

Sot gjatë pasdites në Bruksel pritet të zhvillohet takimi i radhës midis Kosovës dhe Serbisë.

Lidhur me ketë takim është deklaruar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Ajo është shprehur se pret që Kurti ta ketë gati draftin për Asociacionin.

‘’Pritjet e mia si presidente, është që Republika e Kosovës ta ketë draftin e saj sepse nuk guxojmë që të lejojmë që drafti i të ashtuquajturës ekipi menaxhues që në realitet është draft i Vuçiqit, të bëhet bazë e negociatave, pra ta kemi draftin tonë që është në bazë të Kushtetutës”, tha Osmani.

Më tutje presidentja e vendit ka pasur edhe një kërkesë për shtetin e Serbisë.

Duke komentuar takimin e së martës në mbrëmje ajo shtoi se Kurtit e Vuçiqit duhet të diskutojnë për të pagjeturit.

Osmani tha se diskutimi për këtë çështje është i rëndësishëm, pasi do ta detyrojë Serbinë t’i hap arkivat mijëra të të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco