Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare, Fizë Drançolli

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare, Fizë Drançolli

14:20, 02/05/2023

Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në moshën 88 vjeçare Fejzulla Drançolli, doajen dhe veteran i kohëve i SHKA ‘Përparimi’ i Pejës, nga brezi i veteranëve.

I ndjeri Drançolli, është njohur si muzikant që ka shënuar kohën e vet qoftë me anëtarët e SHKA ‘Përparimi’, qoftë si njeri me ndikim në muzikën dhe artin amator muzikor pejan të kohës, të viteve 50-ta e 60-ta në Pejë, duke shërbyer si muzikant i instrumenteve me tela.

Fejzulla Drançolli në Pejë mbahet mend prej burrave të ndershëm, kudo ku ka shërbyer e punuar.

Varrimi i të ndjerit, do të zhvillohet po sot (e Martë) në varrezat e qytetit në Pejë, nga ora 15:00, me ceremoni fetare.

Kanë shprehur ngushëllime me këtë rast, për familjen Drançolli, miqtë dhe dashamirët, edhe shoqëri të njohura të qytetit, si SHKA ‘Përparimi’, SHKA ‘Sofra Pejane’, SHKA ‘Marigona’, SHKA ‘Halit Kasapolli’ e të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco