Shi e shkarkime rrufesh, ky është moti që na pret për 5 ditët e ardhshme

Shi e shkarkime rrufesh, ky është moti që na pret për 5 ditët e ardhshme

16:23, 30/04/2023

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme do të jetë me mot të ndryshueshëm por relativisht i qetë, shkruan Syri.net Kosova.

Sipas IHK-së ky do të jetë parashikimi i motit për pesë ditë (1-5 maj-2023).

Postimi i plotë:

Parashikimi i Motit për pesë ditë (1-5 maj-2023)! 
Java e ardhshme me mot të ndryshueshëm por relativisht  i qetë.
E hënë- Mot  i vranët dhe me intervale me diell.Vranësirat në viset malore parashihen të sjellin  riga të dobëta shiu.
E martë- Mot  i vranët dhe me intervale me diell. Vranesirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje  shiu, ndersa në disa zona të kufizuara  parashihen mundesit për shkarkime rrufesh. 
E merkurë. Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do të sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.
 E enjte-  Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat  gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu. 
E premte. Edhe dita e premte do të jetë relativisht e qetë me rritje të lehta të maksimaleve, derisa ato minimalet mbeten konstante me të ditës së enjte.Në pjesën e dytë të ditës parashihen riga të izoluara shiu. 
 -Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare   nga drejtimi i juglindjes dhe veriperendimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco