Arrestimi i doktorëve për ryshfet, Zemaj: Kurti ka vendosur militantë në spitale

Arrestimi i doktorëve për ryshfet, Zemaj: Kurti ka vendosur militantë në spitale

15:21, 30/04/2023

Deputeti nga radhët e LDK’së, Armend Zemaj ka reaguar pas arrestimit të një anesteziologu dhe një kirurgu në Gjilan, të cilët u arrestuan nën dyshimin se kanë marrë ryshfet për të kryer një operacion.

Zemaj ka fajësuar Qeverinë Kurti, duke thënë se tani ka vluar edhe korrupsioni e nepotizmi, krejt kjo në kurriz të pacientëve dhe qytetarëve të Kosovës.

“Në vazhdimësi kemi ngritur zërin dhe shqetësimet tona për degradimin e plotë të strukturës organizative nga qeveria Kurti dhe ministrat e tij të shëndetësisë me ndërhyrjet dhe vendosjen e militantëve politik në QKUK dhe në spitalet rajonale. Ndërkaq, tani ka vluar edhe korrupsioni e nepotizmi, krejt kjo në kurriz të pacientëve dhe qytetarëve të Kosovës. Sigurisht e fatkeqësisht, si zakonisht, tani dalin i sulmojnë hetuesit dhe prokurorët duke iu dalur kështu në mbrojtje shkelësve të ligjit”, ka deklaruar Zemaj.

Tutje, ai ka shkruar se “Kryeministri, prokurori dhe gjykatësi Kurti e ka fjalën e fundit. Verdikti dihet; shkelësit e ligjit – të VV-së, nuk duhet të hetohen, aq më pak të dënohen”.

Sot një anesteziolog dhe një kirurg në Gjilan, janë arrestuar nga policia nën dyshimin se kanë marrë qindra euro ryshfet për të kryer një ndërhyrje.

Policia ka thënë se anesteziologu kishte marrë nga viktima 100 euro, ndërkaq kirurgu 330 euro të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco