Këta janë dy mjekët e arrestuar në Gjilan, dyshohen se u kërkuan para pacientëve

Këta janë dy mjekët e arrestuar në Gjilan, dyshohen se u kërkuan para pacientëve

12:54, 30/04/2023

Dy doktorë në Gjilan janë arrestuar të dielën pasi dyshohen se u kanë kërkuar pacientëve ryshfet për të kryer ndërhyrje.

Policia e Kosovës njoftoi se në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit, një anesteziolog është prangosur nën dyshimin se kishte kërkuar ryshfet në vlerë 100 euro nga pacienti për të kryer një ndërhyrje.

Kurse, doktori tjetër që është kirurg thuhet se i marrë 330 euro nga një pacient për kryerjen e shërbimeve. Madje ai sipas Policisë, i kishte kërkuar edhe 200 euro shtesë.

Syri.net mëson se bëhet fjalë për anesteziologun Halil Bashën dhe kirurgun Luan Mustafën.

Në komunikatën e PK-së bëhet e ditur se të njëjtit janë në ndalim prej 48 orësh.

“Pasi që është siguruar urdhri verbal nga gjyqtari i procedurës paraprake, për stimulim të veprës penale (Marrja e ryshfetit), hetuesit kanë arritur të sigurojnë dëshmi gjatë dorëzimit të parave tek njëri i dyshuar”.

“Nga hetuesit e Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, janë arrestuar dhe shoqëruar për intervistim personat e dyshuar, ku me vendim të prokurorit të shtetit është lëshuar aktvendim për ndalim në afat prej 48 orësh”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco