“Vetëm liria është më e çmuar se jeta. Prandaj, për liri do ta japim edhe jetën”, sot shënohet 24 vjetori i rënies së Ilaz Kodrës

“Vetëm liria është më e çmuar se jeta. Prandaj, për liri do ta japim edhe jetën”, sot shënohet 24 vjetori i rënies së Ilaz Kodrës

12:26, 30/04/2023

“Ne do të luftojmë sepse jemi në vendin tonë dhe këtu do të vdesim. Nuk ka më të çmuar se sa jeta. Vetëm liria është më e çmueshmja. Prandaj, për liri do ta japim edhe jetën”, kështu kishte deklaruar komandanti i brigadës 114, Ilaz Kodra pak kohë para se të vritej nga forcat serbe.

Kodra ishte vrarë më 30 prill 1999 në fushë betej për të mbrojtur civilët e paarmatosur të fshatrave të Drenicës, të cilët  po sulmoheshin nga forcat serbe si revolt kundrejt bombardimeve të NATO-së.

Ndërkaq, ishte lindur më 3 maj 1996 në lagjen Kodra të Prekazit, ku edhe kishte përfunduar shkollimin tetëvjeçar, për të vazhduar pastaj shkollën e mesme në Skenderaj, e Shkollën e Lartë Komerciale në Pejë.

Ilaz Kodra, përpjektjet për çlirimin e Kosovës nga forcat serbe kishte filluar t’i jetësonte shumë vite para se të vdiste për idealin e një Kosovë të lirë e të pavarurë.

Ai së bashku me Adem e Hamëz Jasharin, dhe disa bashëmendimtarë të tjerë janë themeluesit e bërthamës së parë të njesitit të armatosur, të njohur fillimisht si Ushtria e Kosovës, e cila disa vite më vonë do të quhej: Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Më 1991 ata në mënyrë ilegale kishin shkuar në Shqipëri me qëllim që të stërvitëshin nga një grup oficerësh shqiptar dhe të armatosëshin.

Stërvitja e këtij grupi që më pas do të bëheshin ndër ushtarët më të dalluar të UÇK-së ani pse ishte sekret shtëror në Shqipëri, ishte zbuluar nga shërbimi sekret serb, përmes informatorëve të vet në Tiranë, në mërgatë dhe në Kosovë.

Gjë për të cilën Gjykata e Qarkut në Prishtinë kishte marrë vendim për t’i hetuar këto personalitetet e disa figura të tjera kyçe në UÇK.

“Në aktvendimin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, lidhur me ndjekjen që kishte filluar kundër Adem Jasharit, Ilaz Kodrës dhe 13 bashkëluftëtarëve të tyre, shkruan: PP. nr. 136/36, nga data 4.10.1996 me datën 6.10.1996 merr këtë aktvendim mbi zbatimin e hetimeve kundër: Adem Jasharit, Ilaz Kodrës, Besim Ramës, Avni Nurës, Jakup Nurës, Fadil Kodrës, Nuredin Lushtakut, Rafet Ramës, Sami Lushtakut, Rexhep Selimit, Hashim Thaçit, Sahit Jasharit, Zenun Kodrës, Ali Januzit dhe Idriz Asllanit”.

“Në gjysmën e dytë të vitit 1992, pas qëndrimit të tyre në Republikën e Shqipërisë, ku së bashku, ushtarakisht janë stërvitur me pjesëtarët e armatës shqiptare nën komandën e eprorëve të tyre. Në territorin e komunës së Skënderajt kanë formuar grupin “terrorist armiqësor” dhe së bashku me shumë persona ende të paidentifikuar janë bërë anëtarë të të njëjtit grup, kanë filluar armatosjen e grupit dhe për këtë qëllim kanë siguruar sasi të madhe të armëve, municionit dhe të mjeteve eksplozive, pushkë, automatikë, pushkë me snajper, revolverë, bomba dore, mina, trombllonë dhe pajisje të ndryshme ushtarake”, thuhej në Aktevndimin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, shkruan Radio Kosova e Lirë.

“Në fund të vitit 1993, Ilazi shkon në Gjermani që ta zhvilloj aktivitetin e tij më shokë. Përgjatë kohës sa Ilazi ishte atje, ne vazhdimishte kemi qenë në presion dhe të përndjekur nga Serbia. Më datë 10 prill 1994, serbët kanë kërkuar që unë (Rexhep Kodra, axhi i Ilazit) t’i dorëzoj armët. Por nuk e kam bërë. Pasi nuk kam pranuar të bëjë një gjë të tillë serbët kanë përcjell vëllaun e Ilazit dhe e kanë mbajt pengë për 7 ditë të tëra. Edhe pse Ilazi ishte dënuar me 20 vite mungëse,kjo nuk e ndali atë që një muaj pas kësaj ngjarje së bashku me Abedin Rexhën që të kthehen në Kosovë”, ka deklaruar për Insajderin axhi i Ilaz Kodrës, Rexhepi.

Në periudhën para fillimit të luftës së hapur kundër forcave pushtuese serbe, Ilaz Kodra ishte angazhuar aktivisht  në forcimin e njësiteve luftarake të UÇK-së, në mobilizimin e vullnetarëve. Po ashtu, ai mori pjesë edhe betejën e njohur të Rezallës së Re, e cila u zhvillua më 26 nëntor 1997.

Pas sulmit të familjës Jashari, me 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998 është formuar Brigada 114, e cila është udhëhequr nga Fehmi Lladrovci.

Pas rënies së Fehmi e Xheva Lladrovcit më 22 shtator 1998, Ilaz Kodra u caktua komandant i kësaj brigade, e cila mori emrin e komandantit të saj të parë, Fehmi Lladrovci.

Kodra veprimtarin e tij si komandant e kishte bërë me përkushtim deri më ditën e 30 tw muajit prill, pra deri në ditën e sotme para 24 vitësh.

Në orët e para të mëngjesit të kësaj date forcat serbe kishin mësyrë popullatën civile në fshatin Verbovc e Shtuticë.

Për t’i dal në ndihmë fshatarëve të paarmatosur Kodra së bashku me ushtarët ishte nisur për të shkuar tek vendi në të cilin ata gjendeshin, e që ishin të shumtë në numër.

“Atë mbrëmje isha edhe unë me të. Ditën që shkuam atje ishte vonë. Komandanti më urdhëroi që të ndaloja në Shtuticë ndërsa vetë me disa bashkëluftëtarë u nis për në Vërboc. Në mëngjes herët rreth orës 5.30 minuta fillon breshëria e sulmit të forcave armike, të cilat kishin rrethuar vendi në formë patkoi. Ilaz Kodra ka luftuar fyt për fyt kundër forcave serbe”, kishte deklaruar për Radio Kosova e Lirë, Zenun Kodra, bashkëluftëtari i Ilaz Kodrës.

Dhe po këtë ditë, Ilaz Kodra ishte vrarë nga forcat serbe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco