Tafallari kërkon të rritet numri i autobusëve dhe të zvogëlohet koha e pritjes në trafikun urban

Tafallari kërkon të rritet numri i autobusëve dhe të zvogëlohet koha e pritjes në trafikun urban

11:18, 30/04/2023

Driton Tafallari përmes një statusi në Facebook ka komentuar funksionimin e trafikur urban në Prishtinë, shkruan Syri.net Kosova.

Tafallari në këtë shkrim ka përmendur disa prej mangësive që sipas tij ka trafiku urban teksa rreshton disa prej kërkesave që do duhej t'i plotësonte ky transport.

Ndër të tjera ai shprehet se nevojitet të rritet numri i autobusëve, shtimi i linjave të reja si dhe të zvogëlohet koha e pritjes.

Statusi i plotë:

TRAFIKU URBAN

Trafikun urban ne Prishtine e përdori shpesh dhe sidomos linjat 1 dhe 4 dhe po du me nda përvojën time lidhur me këto shërbime:

Koha e pritjes:

Mesatarisht më bjer me prit rreth 10 minuta deri sa të vjen autobusi që nuk është edhe aq keq.

Linjat e lëvizjes (itinerari)

Ka pak linja të lëvizjes dhe si pasojë janë shumë të dobëta (të gjata). Për shembull nga Dardania/Lakrishta për Breg të Diellit nuk ka linjë direkte dhe duhet të përdoret linja 1 e cila të dërgon deri te komuna e vjetër e pastaj të kthen te fakulteti teknik. Kjo mesatarisht i merr mbi 30 minuta që është më gjatë se me shku këmbë nga Dardania te Fakulteti Teknik!

Çmimet

Bileta për një përdorim kushton 50 cent. Bileta për 24 orë kushton 80 cent me të cilën mund të përdoren pothuaj të gjithë autobusët publik por jo ata privat. Disa sugjerime në këtë drejtim:

·         Me biletë ditore të përfshihen edhe autobusët privat (të shihet mundësia e subvencionimit);

·         Koha prej 24 orë të bëhet 25 orë për shkaqe praktike. Ka njerëz që e përdorin autobusin në kohë të njëjtë (psh për me shku në punë) dhe është problem me u nis në të njëjtën kohë të nesërmen. Mua më ka ndodh që për 4 minuta më ka ik 24 orëshi e u desht me nxjerr biletë tjetër;

·         Të shtohet mundësia që brenda në autobus të lëshohen edhe bileta javore apo të vazhdohen mujoret;

Pritoret (stacionet)

Janë në gjendje të keqe: të vogla, të papastra, të dëmtuara dhe aspak atraktive. Diku ska fare që është problem kur bjen shi. Duhet të modernizohen edhe me ekrane me GPS që me u ditë kur vjen autobusi dhe cili autobus ku shkon. Puna e GPSave mund të bëhet falas përmes partneritetit publiko privat me pak kreativitet.

Të tjera

Kryesisht ka shumë tollovi nëpër autobusë. Është e çuditshme se si pasagjerët grumbullohen te dyert dhe e vështirësojnë hyrje/daljen. Konduktorët duhet të menaxhojnë këtë situatë e që nuk e bëjnë. Po edhe s’kanë faj. Hec e hi n’llafe me turli hajvani.

Vozitja len mjaft për të dëshiruar. Shoferët najhere e ndiejn veten si me bajt kompira e jo njerëz!

Mesazhi kryesor

Duhet të rritet numri i autobusëve dhe si rezultat të shtohen linjat e reja dhe të zvogëlohet koha e pritjes!

Këtë shkrim e bona në 4sh rrugës për Gërmi.  Koha po duket e mirë sot, ta shohim

Komuna e Prishtinës Perparim Rama  Vllaznim Ximi Osmani Ilirik Musliu Rajmonda Zhdrella Arbëresha Fazliu

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco