Katër të arrestuar në Gjakovë, dyshohen se sulmuan një burrë dhe dy gra

Katër të arrestuar në Gjakovë, dyshohen se sulmuan një burrë dhe dy gra

10:46, 30/04/2023

Katër persona janë arrestuar në Gjakovë, pasi të njëtit dyshohen se sulmuan fizikisht një burrë dhe dy gra.

Sipas njoftimit të Policisë, me vendim të prokurorit, dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një mashkull dhe dy femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco