Qeverisje 'adoleshente', Maliqi: Demek betejat fitohet me shkrime në Twitter

Qeverisje 'adoleshente', Maliqi: Demek betejat fitohet me shkrime në Twitter

16:23, 22/03/2023

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi ka bërë një reagim pas shkrimit të shumëkomentuar të kryeministrit Albin Kurti në rrjetin social Twitter.

Maliqi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, e ka konsideruar madje “qeverisje adoleshtente”, duke lënë të kuptohet se betejat diplomatike nuk fitohen me shkrime në Twitter.

“Problemi me pushtetarët tanë është se mendojnë se munden edhe diplomatët perëndimorë me i hipnotizu me retorikë dhe me i mahnit me argumente dhe me lojë fjalësh, ashtu qysh i kanë hiponitzu miltantët. Njiherë u nisën me e bind perëndimin me qindra deklarata në ditë se “ne jemi me juve ndësa Serbia me Rusinë” (informatë të cilën perëndimi nuk e kishte pa i njoftu lidershipi ynë).” – ka thënë ai.

Tutje, Maliqi ka shkruar: “Tash edhe për dialog janë ndërsy me ua interpretu atyre marrëveshjen dhe rrjedhën e takimit ku mes tjerash janë pajtu se interpretuesi i vetëm i çdo detyrimi janë ndërmjetësuesit. Ndërkohë një popull i tanë militant vazhdon me jetu në delir se qysh ky i joni tash po korrë rezultate sepse për dallin prej atyne të tjerëve “po jau palon” me fjalë”.

Postimi i plotë:

Problemi me pushtetarët tanë është se mendojnë se munden edhe diplomatët perëndimorë me i hipnotizu me retorikë dhe me i mahnit me argumente dhe me lojë fjalësh, ashtu qysh i kanë hiponitzu miltantët. Njiherë u nisën me e bind perëndimin me qindra deklarata në ditë se “ne jemi me juve ndësa Serbia me Rusinë” (informatë të cilën perëndimi nuk e kishte pa i njoftu lidershipi ynë). Tash edhe për dialog janë ndërsy me ua interpretu atyre marrëveshjen dhe rrjedhën e takimit ku mes tjerash janë pajtu se interpretuesi i vetëm i çdo detyrimi janë ndërmjetësuesit. Ndërkohë një popull i tanë militant vazhdon me jetu në delir se qysh ky i joni tash po korrë rezultate sepse për dallin prej atyne të tjerëve “po jau palon” me fjalë. Demek, betejat diplomatike fitohen me “mic drop” dhe me tweets. Rezultati i qeverisjes adoleshente po shihet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco