DASH godet ashpër Serbinë për diskriminim sistematik shtetëror ndaj shqiptarëve të Luginës

DASH godet ashpër Serbinë për diskriminim sistematik shtetëror ndaj shqiptarëve të Luginës

13:45, 21/03/2023

Departamenti Amerikan i Shtetit në Raportin për Praktikat e të Drejtave të Njeriut për vitin 2022 ka kritikuar Serbinë për diskriminim sistematik ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Deputeti i vetëm shqiptar në Luginë të Preshevës, Shaip Kamberi, ka sjellë detaje të këtij raporti, përcjell Syri.net Kosova

Sipas tij, në raport thuhet se Qeveria e Serbisë i ka bërë shqiptarët subjekt të pasvizimit të adresave.

“Departamenti i Shtetit të SHBA-ve në Raportin për Praktikat e të Drejtave të Njeriut për vitin 2022 ka potencuar diskrimiminim etnik të shqiptarëve në sferat jetike. Në Raportin për Serbinë, në seksionin me titull ‘Dhuna dhe Diskriminimi Sistemik Racor apo Etnik’ (faqe 30-32), raporti godet ashpër Serbinë për diskriminimin e sistematik shtetërorë e institucional që, ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, po zbatohet ndër vite. ‘Shqiptarët etnikë ishin subjekt i diskriminimit dhe papunësisë... Qeveria padrejtësisht i bëri shqiptarët subjekt të pasivizimit për të zvogëluar numrin e shqiptarëve etnikë që jetojnë në Serbi,’ thekson Raporti i DASH”, ka shkruar Kamberi në profilin e tij në Facebook.

Ai ka përmendur edhe aspekte tjera të diskriminimit të shqiptarëve që përmend raporti i DASH-it.

“‘Aplikimi i këtij ligji per të targetuar shqiptarët nënkupton spastrim etnik përmes masave administrative," siç është potencuar edhe në raportin e Komisionit të Helsinkit të Serbisë, vazhdon tutje Raporti, duke potencuar se "autoritetet serbe duhet ndaluar të gjitha praktikat diskriminuese ndaj minoriteteve etnike," përfshirë këtu edhe "gjuhën fyese e të urrejtjes," kryesisht të përdorur publikisht nga zyrtarët shtetëror serb sikurse shefi i Shërbimit serb të intelegjencës (BIA) A. Vulin. Raporti i DASH nënvizon edhe çështjen e nënpërfaqësimit të të shqiptarëve nëpër institucionet publike e shtetërore, që është forma më e vrazhdë e diskriminimit dhe mosrespektimit të obligimeve ndaj komunitetit shqiptar, të cilat Serbia i ka marrë me tre marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësuesit shqiptarë: 2001, 2009 dhe 2013.”, ka shkruar Kamberi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco