Lushi: Albin Kurti sot ia dha goditjen më të rëndë bashkimit Kosovë-Shqipëri

Lushi: Albin Kurti sot ia dha goditjen më të rëndë bashkimit Kosovë-Shqipëri

00:06, 28/02/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ranë dakord se nuk ka nevojë për diskutime të mëtejme rreth propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

Në tryezën e bisedimeve ishte propozimi i BE-së, i titulluar “Marrëveshje drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”. 

Në deklaratën e lëshuar pas takimit, BE tha se palët shprehën gatishmërinë e tyre për të vazhduar me zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Analisti kosovar në Amerikë, Uk Lushi, po konsideron se kryeministri Kurti i dha sot goditje të rëndë bashkimit Kosovë-Shqipëri.

“Albin Kurti sot në Bruksel ja dha goditjen më të rëndë bashkimit Kosovë-Shqipëri që prej vitit 1945 e këndej. Mirëpo as Kurti dhe asnjë kurt si ai nuk do të mund e vrasin idenë dhe interesin vital më të lartë shqiptar”, ka shkruar Lushi pas prononcimit të palëve që kanë pasur pas takimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco