Ish-kryediplomatja 'zbulon' tri zhgenjime për Kosovën në dokumentin e pranuar

Ish-kryediplomatja 'zbulon' tri zhgenjime për Kosovën në dokumentin e pranuar

23:59, 27/02/2023

Ish-kryediplomatja kosovar, Meliza Haradinaj-Stublla, në dokumentin zyrtar të BE-së për normalizim, të cilën sonte Kosova e Serbia e kanë pranuar, i ka zbuluar tri zhgenjime, shkruan Syri.net Kosova.

"1. Çfarëdo reference tek Karta e OKB-së është baraz me zero përderisa Kosova vazhdon të jetë ‘pjesë territoriale e Serbisë’ në Kushtetutën e Serbisë!
2. Pika 7 e veçon në nivel superlativ Asociacionin nga gjitha marrëveshjet tjera, dmth është edhe më e rëndësishme se hapja e Urës së Ibrit dhe më e rëndësishme se pikat kufitare me Serbinë!
Ndërsa Kisha Ortodokse për herë të parë etablohet në një marrëveshje, pa qenë asnjëherë temë e negociatave në Bruksel!
3. Çështja e personave të pagjetur paturpësisht pranohet të mos veçohet si pikë e veçantë por si pjesë e pikës 6 bashkë me transportin, konektivitetin, kulturën, e sportin!", ka shkruar ajo në reagim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco