Kryediplomati austriak përshëndet progresin drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë

Kryediplomati austriak përshëndet progresin drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë

23:38, 27/02/2023

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg përshëndeti sonte progresin në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Schallenberg në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor dhe përparimi në rrugën drejt BE-së janë vendimtare.

“Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor dhe përparimi në rrugën evropiane janë çelësi. I mirëpres hapat e sotëm drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Faleminderit Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak. Pres implementim gjithëpërfshirës në kohën e duhur sapo të bien dakord për modalitetet”, theksoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco