Haradinaj: Pajtimi për pranimin e planit evropian, arritje e madhe

Haradinaj: Pajtimi për pranimin e planit evropian, arritje e madhe

22:06, 27/02/2023

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur arritje të madhe pajtimin për planin evropian.

Ai ka thënë se marrëveshja është pranim faktik i pavarësisë së Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Pajtimi për ta pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është një e arritur e madhe.

Marrëveshja është pranim faktik i pavarësisë së Kosovës, e cila i rikthehet normalitetit politik e të sigurisë, perspektivës integruese euro-atlantike e njohjeve te reja.

Po aq e rëndësishme mbetet edhe faza vijuese e bisedimeve për çështjet tjera të hapura, për të cilat dua të besoj se do te gjenden zgjidhjet më të mira, me çka do të përmbyllej edhe kapitulli i njohjes ‘de jure’ midis Kosovës dhe Serbisë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco