Kurti  në Twitter: E pranuam propozimin evropian, negociatat për zbatim fillojnë shpejt

Kurti në Twitter: E pranuam propozimin evropian, negociatat për zbatim fillojnë shpejt

21:53, 27/02/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar edhe një herë në lidhje me takimet e sotme në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Kurti tha se sot në Bruksel pala kosovare dhe ajo serbe ranë dakord për propozimin e Bashkimit Evropian.

Ai theksoi se ka  pranuar të nënshkruajë zbatimin e kësaj marrëveshje.

“Sot në Bruksel ramë dakord të dy për Propozimin e BE-së të mbështetur nga Gjermania, Franca, Italia dhe SHBA-ja. Unë ofrova të nënshkruaja zyrtarisht, por Serbia nuk ishte gati. Së shpejti do të vijojnë negociatat për zbatimin.Falënderoj Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, për takimin e sotëm”,shtoi Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco