Arbër Zaimi: Marrëveshja pozitive për Kosovën, Vuçiç thotë e pranoj por nuk e nënshkruaj!

21:15, 27/02/2023

Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Arbër Zaimi, e quan pozitiv për Kosovën planin europian për arritjen e marrëveshjes. 

Në "Çim Peka Live", Zaimi tha se takimi i sotëm në Bruksel nuk prodhoi marrëveshje, pasi Aleksandar Vuçiç refuzoi nënshkrimin edhe pse draftin e ka pranuar. 

"Sot marrëveshja nuk u nënshkrua. Arsyeja ka qenë mungesa e Zajednicës në tekst. Të dhënat i kam nga një palë, i kam nga Albini. Arsyeja pse nuk është nënshkruar duhett ë kërkohet në Beograd. Ka një taktikë që po ndiqet. Vuçiç thotë pajtohem, por nuk nënshkruaj. Nëse nuk mund të nënshkruajë, pse shkoi sot atje? Sot u shkua për të nënshkruar, është bërë një PR i madiat thanë do të nënshkruhet. A do të nënshkruhet në të ardhmen? Varet nga serioziteti i palëve. Kurti e ka bvlerësuar si pozitive dhe është treguar i hapur për këtë marrëveshje që në fillim. Ajo është një marrëveshje pozitive për Kosovën, por ka arsye për Serbinë për të mos e nënshkruar me sa duket. Por nuk e thotë dot nuk e nënshkruaj. A do të ketë vonesa pas datës 18 apo 20, nuk e dimë. Marrëveshja sot nuk u nënshkrua", u shpreh Zaimi.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco