Lama: Një asocacion sot me kompetencat ekzekutive shumë problematik

21:15, 27/02/2023

E ftuar në “Task Force” me Sonila Meçon në SYRI TV, sh-deputetja e Kosovës, Alma Lama, u shpreh ndër të një njohje e rëndësisë territoriale të Kosovës do ishte shumë e rëndësishme, por një asosacion sot me kopetencat ekzekutive është jashtëzakonisht problematic. 

Lama tha gjithashtu se Problemi është qe Kosova pasi e ka nënshkruar marrëveshjen për shkak të frikës, ka hezituar të japë një zgjidhje racionale në përputhje me Kushtetutën dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila do  ishte një zgjidhje për të respektuar edhe marrëveshjen ndërkombëtare.

“Çështja është tek një levë e fuqishme që ky asosacion mun të bëhet për Beogradin që të ketë ndikim edhe më të fuqishëm në një të ardhme, dhe frika më e madhe natyrisht është për një autonomi në një fazë të tanishme dhe rrezikun për shkëputjen në një fazë të mëvonshme, pasi siç po shihet edhe proceset ndryshojnë nuk janë të thëna njëherë e përgjithmonë.

Prandaj një njohje e rëndësisë territoriale të Kosovës do ishte shumë e rëndësishme, por një asosacion sot me kopetencat ekzekutive është jashtëzakonisht problematik.

Pavarësisht se çfarë ka thënë ‘Lëvizja Vetëvendosja’ në të shkuarën, gjërat kanë ndryshuar dhe vetë këmbëngulja e madhe e Beogradit për këtë asosacion, ku ja ka dalë për fat të keq gjatë gjithë këtyre viteve të bindë partnerët kryesorë të Kosovës se asosacioni është shumë problematic. Por cila do ishte zgjidhja?! E kanë thënë edhe ekspertët , një ligj i cili mundëson asosacionet e komunave do ishte një nga zgjidhjet, ku edhe komunat me shumicë serbe do të mund të bashkoheshin  por edhe komuna të tjera do mund të krijonin asosacione dhe ka modele të tilla plot nëpër Europë që do të mund të bashkëpunonin në lidhje me kopetencat që kanë këto komuna.

Problemi është qe Kosova pasi e ka nënshkruar marrëveshjen për shkak të frikës, ka hezituar të japë një zgjidhje racionale në përputhje me Kushtetutën dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila do  ishte një zgjidhje për të respektuar edhe marrëveshjen ndërkombëtare do ishte një ligj që mundëson krijimin e asosacioneve. Atëherë, Beogradi si do të mund të kundërshtonte ose të gjente pretekste për të kundërshtuar nje mundësi që do të gjendej në legjislacionin e Kosovës?” u shpreh Lama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco