'Takimi pozitiv', Kurti: Plani evropian është i pranueshëm, jemi në rrugë të mbarë për normalizim

'Takimi pozitiv', Kurti: Plani evropian është i pranueshëm, jemi në rrugë të mbarë për normalizim

20:48, 27/02/2023

Kryeministri Albin Kurti ka treguar se kanë pasur një takim pozitiv dhe konstruktiv, dhe se ka pajtim që plani evropian është i pranueshëm, por edhe i pandryshueshëm, shkruan Syri.net Kosova.

Takimet e radhës do të vazhdojnë dikun kah mesi i marsit në Shkup, dhe do të vazhdojë diplomacia fluturuese.

"Është marrëveshje e cila vendos barazinë e palëve dhe e simetrisë, dhe iu lus që ta lexoni të gjithëve, ku dokumenti do të publikohet shumë shpejt", ka theksuar.

Kurti ka theksuar se marrëveshja nuk është nënshkruar ngase pala serbe ka refuzuar, ndonëse janë pajtuar për planin evropian.

Ai ka treguar se ai ka qenë në gjendje që qysh sot të nënshkruante, por se ka refuzuar pala serbe.

“Ecje përpara do të ketë për planin e zbatimit, për cka do të ketë diplomaci të fluturimit, që thuhet,. Dhe do të ketë edhe takime të nivelit të lartë me facilitimin e takimeve nga zotëri Borrell dhe zotëri Lajçak. I falënderoj të dy dhe besoj se jemi në një rrugë të mbarë mbarë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe rrugë njëkahëshe për fqinjësi të mirë evropiane”, tha ai.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco