Borrell flet pas takimit: Kurti e Vuçiq u pajtuan që nuk duhen më negociata për planin evropian

Borrell flet pas takimit: Kurti e Vuçiq u pajtuan që nuk duhen më negociata për planin evropian

20:23, 27/02/2023

Përfaqësuesi i BE-së, Joseph Borrell është deklaruar pas takimit me Kurtin dhe Vuçiqin në Bruksel, shkruan Syri.net Kosova.

Ai ka treguar se palëve iu është prezantuar plani evropian.

"Kemi pasur diskutime intenzive, dhe jam i lumtur që të tregoj se Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar që plani evropian më nuk ka nevojë të diskutohet sa i përket normalizimit", ka theksuar Borrell.

Ai ka theksuar se palër janë pajtuar që të diskutohen modalitetet e zbatimit të planit evropian.

'Palët janë pajtuar që të mos ketë përshkallëzim të situatës në terren, dhe se marrëveshja është edhe për stabilitetin rajonal", ka theksuar Borrell.

Shefi i BE-së pret që diplomacia ecejake do të vazhdojë, dhe se dikun kah mesi i marsit presim të finalizohet marrëveshja në tërësi.

“Të dy liderët kanë treguar sjellje të përgjegjshme.Jam i gëzuar të lajmëroj që Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar që jo më shumë diskutime janë të nevojshme për propozimin evropian, i cili ka titullin normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Le të kuptohet se Kurti e Vuçiq e kanë pranuar përfundimisht planin franko-hjerman. Teksti i propozimit do të publikohet shumë shpejt”, ka deklaruar Borrell në një konferencë për media.

“Fokusi i takimit ka qenë që të diskutohet propozimi i BE-së për normalizimin e raporteve mes Kosovs dhe Serbisë. Ky është një zhvillim i madh sepse nga vera e kaluar jemi përfshirë në menaxhime krizash, me fokus vetëm në kriza, nga kriza në kriza, duke tentuar që t’i kontrollojmë krizat në terren. Ne tani po kërkojmë një zgjidhje të qëndrueshme. Ky propozim, i Bashkimit Evropian, është i miratuar nga Këshilli i Evropës dhe që nga atëherë ne jemi angazhuar në një shuttle-diplomaci intesive. Lajçak ka udhëtuar rregullisht, ka qenë 10 herë në Prishtië dhe 8 herë në Beograd”, ka thënë mes tjerash Borrell.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco