Deputetja e PDK-së sulmohet nga qentë endacakë te Përparim Ramës

Deputetja e PDK-së sulmohet nga qentë endacakë te Përparim Ramës

23:42, 26/02/2023

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook ka njoftuar se është sulmuar nga qentë endacakë në Prishtinë.

“U rrëzova, u sakatova e se di qysh ika nga ta tu u mbrojtë me çantë…”, – ka shkruar Hoxha.

Ajo ka thënë se kjo është hera e tretë që i ndodhë kjo gjë, shkruan Syri.net Kosova.

Sipas saj, ka kohë që Prishtina e ka humbur këtë atribut.

Postimi i plotë:

Sonte duke u kthyer në shpi mezi shpëtova nga sulmi i 7 qenëve tek qendra universitare. U rrëzova, u sakatova e se di qysh ika nga ta tu u mbrojtë me çantë…

Ama kjo është hera e tretë që më ndodhë në hapësirën e njejtë por në kohë të ndryshme, por hera e parë që po shkruaj pavarësisht që për raste të tjera kam reaguar.

Po i drejtohem kryetarit Rama e të tjerëve në Komunë pa dallim që me ndërmarrë diçka

Në studimet e shumta urbane për Prishtinën gjithmonë një nga atributet e forta të saj ka dal të jetë siguria në qytet

Ka kohë që Prishtina e ka humbur këtë atribut.

Unë jam pjesë e atyre që i duan kafshët dhe nuk dua të cënohen, por kur jeta e njerëzve cënohet përditë duhet të mendohet për një zgjidhje për të dy palët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco